AKI-ja dhe Policia kapin 60 kilogramë marihuanë, prangosen edhe shtetas të huaj
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
AKI-ja dhe Policia kapin 60 kilogramë marihuanë, prangosen edhe shtetas të huaj
Marihuana 12345
18/06/2026 - 17:11
Linku u kopjua

Rreth 60 kilogramë substancë narkotike të dyshuar të llojit marihuana, u sekuestruan sot në një aksion në dy lokacione në komunën e Prishtinës dhe në fshatin Babush të komunës së Ferizajt. Ndërsa, në pranga përfunduan katër persona, nga të cilët dy shtetasë kosovarë, dhe nga një i Serbisë dhe Shqipërisë.

Operacioni që i finalizoi hetimet disa mujore u realizua nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Prishtinë, në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë dhe Prokurorinë Themelore në Prishtinë, e cila e bëri të ditur lajmin.

Me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, për shkak se të njëjtit dyshohen për kryerjen e veprës penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjatë këtij aksioni janë sekuestruar edhge 2 vetura, dhe 1 kamion.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026