Akademia detare e Varnës ndërmerr hapa për lëshimin e satelitit të parë akademik bullgar
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Варна - ВВМУ "Н. Й. Вапцаров" - открив
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Po ndërmerren hapa për lëshimin e satelitit të parë akademik bullgar, tha Admirali i Flotilës Prof. Bojan Mednikarov i cili drejton Akademinë Detare Nikola Vaptsarov në Varna. Ai foli gjatë hapjes zyrtare të vitit të ri akademik në Akademinë Detare të hënën.

Mednikarov tha se Akademia është në partneritet me Fakultetin e Fizikës të Universitetit të Sofjes dhe Shkollën e Lartë të Forcave Ajrore për këtë projekt. Akademia do të hapë gjithashtu një program Master në Inxhinieri dhe Teknologji Hapësinore, në partneritet me kompaninë lider bullgare Endurosat.

Mednikarov vuri në dukje se Akademia praktikisht po fillon të përgatisë një gjeneratë të re inxhinierësh që do të luajnë një rol kyç në zhvillimin e teknologjisë dhe industrisë hapësinore, si dhe në sigurimin e mbrojtjes dhe sigurisë së Bullgarisë. “Sot, më shumë se kurrë, dija është fuqi, por misioni ynë si akademi nuk është vetëm të japim njohuri, por edhe të krijojmë liderët e ardhshëm të forcave të armatosura dhe të gjithë industrisë, për të ndërtuar aftësitë e tyre për të menduarit kritik, kreativitetin dhe inovacionin”, theksoi ai.

Mednikarov saktësoi se rreth 930 studentë të vitit të parë do të fillojnë studimet në 14 programe në bullgarisht dhe në anglisht në vitin 2024. Ai theksoi se në një botë që po ndryshon me shpejtësi, ekipi i Akademisë duhet t'i përgatisë të rinjtë që të jenë të gatshëm për karrierë që nuk ekzistojnë ende.

Në mesin e të ftuarve të aktivitetit ishin ministri në detyrë i Mbrojtjes Atanas Zaprjanov, guvernatorja rajonale e Varnës Andriana Andreeva, kundëradmirali Kiril Mihailov, si dhe përfaqësues të pushtetit vendor dhe të biznesit detar.

Akademia Detare e Varnës është një nga universitetet kryesore në botë dhe një pikë referimi për një model të suksesshëm arsimor, tha Zapryanov. Ai përkujtoi se viti aktual akademik hapet në një moment shumë të veçantë, pasi që shefi shumëvjeçar i akademisë, Prof Mednikarov, do t'ia dorëzojë pozitën të sapoemëruarit Kalin Kalinov. Zapryanov përgëzoi kadetët dhe studentët e rinj që zgjodhën të studiojnë në akademi, diplomat e të cilëve njihen drejtpërdrejt në shumë vende të botës, përfshirë vendet tradicionale detare si Japonia./BTA/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024