Akademi në Prishtinë, Rama: Dëshmorët janë themeli i lirisë
Lajme
Lexohet për: 4 min.
Dëgjoje me zë...
Akademi në Prishtinë, Rama: Dëshmorët janë themeli i lirisë
Akademii
18/04/2026 - 18:31
Linku u kopjua

Sot, në Prishtinë është mbajtur akademi përkujtimore në nderim të dëshmorëve të komunës, ku u theksua roli i tyre i pazëvendësueshëm në rrugën drejt lirisë dhe shtetndërtimit, raporton KosovaPress.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, tha se kjo akademi simbolizon jo vetëm kujtesën për sakrificën, por edhe përgjegjësinë për të ndërtuar një shtet të denjë për idealet e tyre.

“Jemi mbledhur sonte në nderim të dëshmorëve dhe martirëve të komunës sonë, Prishtinës. Për ata që i dhanë kësaj toke më të shtrenjtën që kishte njeriu. Për ata pra që për këtë vend dhanë jetën dhe hyrë në pavdekësi. Për ata që e deshën lirinë aq thellë, sa u bënë vetë themeli i saj. Këta dëshmorë i përkasin Prishtinës me prejardhje, me lagje, me fshatra, me familje, mirëpo nderi i tyre i përket krejt Kosovës. Emrat e tyre jetojnë në kujtesën e të gjithë kombit tonë. Nga Mareci e Makoci, nga gjithë Gollaku, nga qyteti e nga fshati, nga secili skaj i kësaj komune, dolën burra e gra që hynë në histori dhe i dhanë Kosovës krahët e të ardhmes. Na lanë detyrë, na lanë drejtim, na lanë standardin me të cilin të masim veten tonë. Ata kërkojnë prej nesh shtet të udhëhequr me drejtësi, institucione të drejtuara me integritet, arsim që fuqizon rininë, qytet me dinjitet nërezor, punë me ndershmëri, bashkim qytetar, zhvillim me shpirt e me moral”, tha ai.

Në emër të Shoqatës së Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës, Naser Pacolli theksoi se dëshmorët mbeten të gjallë në ndërgjegjen kolektive dhe se vlerat e tyre përbejnë dritën udhërrëfyese për të ardhmen.

“Kjo prani nuk shihet por ndihet nga ne, si nga e kaluara dhe e ardhmja, andaj jemi këtu në kujtim dhe nderim të atyre që u flijuan për ne. Njerëzit në këtë botë mund të jetojnë mbase edhe pak, por lenë shumë, sepse historia nuk shkruhet vetëm për ata që jetojnë gjatë, por për ata që jetojnë në zemrat e një kombi përgjithmonë. Këta janë emrat që ndriçojnë historinë, qëndrojnë me dinjitet të rrallë, si amanet i pavdekëshëm dhe si dritë që do të na udhëhëqëjë dhe tregojë kush jemi dhe për çka jemi këtu. Prandaj, lufta e lavdishme çlirimtare nuk ishte vetëm përballë armës, por ishte përballë karakteresh, ku aty në mes të tymit dhe shpresës, dhe besës, nuk dalluan vetëm ata që mbajnë armë, por ata që mbajnë veshjen e të dëbuarit”, tha ai.

Në këtë ngjarje përkujtimore morën pjesë edhe përfaqësues të institucioneve vendore dhe të sigurisë, përfshirë drejtues komunalë, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së në Prishtinë, ish-komandanti i zones së Llapit Rrustem Mustafa – Remi, si dhe përfaqësues të Policisë së Kosovës, FSK-së dhe zjarrfikësve.Akademia u përmbyll me një program kulturor artistik nga nxënësit e shkollës Prenk Jakova.

Ndërkaq gjatë ditës sotme përfaqësues të institucioneve të Kosovës bënë homazhe në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve në Velani, Makovc, Sharban, Rimanishtë, Barilevë, Bernicë e Epërme, Mramor, Stallovë, Koliq, Prapashticë, Dabishec, Canaj.

E nderime u bënë edhe pranë shtatores së heroit Zahir Pajaziti.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026