Një situatë e pazakontë dhe mjaft e ndërlikuar ka përfshirë gjigantin holandez Ajax, i cili është detyruar të largohet nga shtëpia e tij e zakonshme në Amsterdam për ndeshjet finale të sezonit.
Shkak për këtë është bërë turneu muzikor i yllit të popit, Harry Styles, i cili ka rezervuar stadiumin "Johan Cruyff Arena" për një seri koncertesh.
Ndeshjen gjysmëfinale kundër FC Groningen ata duhet ta luajnë si vendas të enjten e 21 majit, mirëpo dy nga koncertet e turneut të këngëtarit, "Together, Together", qëllon të mbahen pikërisht një natë përpara ndeshjeve të mundshme të klubit.
Përfaqësuesit e stadiumit dhe organizatorët e kalendarit pranuan se ky programim e ka bërë të pamundur zhvillimin e futbollit në kryeqytet:Për këtë arsye, Ajax është detyruar t'i zhvendosë ndeshjet në stadiumin "Kras Stadion" të FC Volendam, i cili ndodhet rreth gjysmë ore larg Amsterdamit.
Sikur të mos mjaftonte kjo, vetë klubi i Volendamit është në mesin e një beteje tjetër të rëndësishme në të njëjtën kohë – asaj për mbijetesë në ligë kundër Willem II.