Ministria e Sportit ndan 400 mijë euro për klubet dhe OJQ-të: Thirrja publike për projektet sportive 2026
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Ministria e Sportit ndan 400 mijë euro për klubet dhe OJQ-të: Thirrja publike për projektet sportive 2026
New Project (86)
26/05/2026 - 19:02
Linku u kopjua

Ministria e Sportit dhe Rinisë ka hapur zyrtarisht thirrjen publike për mbështetjen e aktiviteteve sportive për vitin 2026, duke vënë në dispozicion një fond total prej 400,000 eurosh.

Kjo thirrje ka për qëllim masivizimin e sportit vendor, promovimin e sporteve tradicionale, si dhe përkrahjen e aktiviteteve me interes publik e atyre në kuadër të "Ditëve të Diasporës".

Një vëmendje e veçantë këtë vit do t'u kushtohet klubeve të femrave dhe atyre që udhëhiqen nga gratë, sportit të komuniteteve, si dhe aktiviteteve për të moshuarit. Të drejtë aplikimi kanë të gjitha klubet, shoqatat dhe OJQ-të sportive të regjistruara në Kosovë, ku mbështetja maksimale për një projekt mund të arrijë deri në 10,000 euro.

Afati i fundit për dorëzimin e dokumentacionit (në formë fizike në arkivin e ministrisë) është data 25 Qershor 2026.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026