AGK: Costa të diskutojë me Kurtin për lirinë e medias
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 3 min.
Dëgjoje me zë...
AGK: Costa të diskutojë me Kurtin për lirinë e medias
Kosta1234
02/06/2026 - 17:18
Linku u kopjua

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës në prag të vizitës së presidnetit të Këshillit Evropian, Antiono Costa, kanë kërkuar nga ky i fundit që të diskutojë në takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, nevojën për respektimin e lirisë së medias dhe të shprehjes.

“AGK-ja shpreson që zoti Costa do t’ia rikujtojë kryeministrit Kurti se respektimi i lirisë së medias është kyç në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, të cilin e aspiron shumica dërrmuese e popullit të Kosovës”, thuhet në reagimin e AGK-së.

Postimi i plotë:

Kërkesë publike për Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, që përfaqëson mbi 700 gazetarë në Kosovë, i drejtohet publikisht me këtë kërkesë Presidentit të Këshillit Evropian, Antonio Costa, me rastin e vizitës së tij në Kosovë.

AGK-ja kërkon nga zoti Costa që, në takimin me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, të diskutojë nevojën për respektimin e lirisë së medias dhe të shprehjes nga ana e Qeverisë dhe institucioneve të Kosovës.

Kosova ka shënuar një rënie dramatike të lirisë së medias në vitet e fundit, e dokumentuar nga raporte ndërkombëtare, duke përfshirë edhe vizitën në mars të Platformës për Sigurinë e Gazetarëve të Këshillit të Evropës.

Qeveria e zotit Kurti dhe partia e tij politike, Vetëvendosje, janë angazhuar në fushata të vazhdueshme denigrimi kundër gazetarëve dhe punonjësve të mediave për shkak të punës së tyre. Kjo e ka bërë klimën e të bërit gazetari në Kosovë më të rëndën në vitet e fundit.

Institucione që do të duhej të ishin të pavarura, si Komisioni i Pavarur i Mediave dhe Radio Televizioni i Kosovës, janë vënë nën ndikim të drejtpërdrejtë politik nga Qeveria, nëpërmjet emërimit të bordeve në procese të komprometuara.

AGK-ja shpreson që zoti Costa do t’ia rikujtojë kryeministrit Kurti se respektimi i lirisë së medias është kyç në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, të cilin e aspiron shumica dërrmuese e popullit të Kosovës.

Gazetarët dhe mediat në Kosovë vazhdojnë të bëjnë një punë jetike në ofrimin e informacionit në interes të publikut, duke luajtur rol të pazëvendësueshëm në ruajtjen e një vlere themelore të demokracisë evropiane.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026