Specialisti i kirurgjisë së kokës dhe qafës, Alfred Aga ka vlerësuar rëndësinë e kongreseve shkencore për shkëmbimin e përvojave dhe njohjen me zhvillimet më të fundit në fushën e mjekësisë.
Teksa po merr pjesë në ligjërues në Kongresin e 14-të Ballkanik i Otorinolaringologjisë dhe Kirurgjisë së Kokës dhe Qafës (ORL dhe KKQ), Aga beson se këto aktivitete u mundësojnë profesionistëve të shëndetësisë të njihen me teknologjitë e reja dhe arritjet më të fundit shkencore në kirurgjinë e kokës dhe qafës.
“Është shumë e rëndësishme kjo gjë pasi ne njihemi me teknologji të reja, njihemi me më të rejat e shkencës në fushën e kirurgjisë kokës dhe qafës pavarësisht të gjitha në praktikat e përditshme punojmë me teknologjinë e fundit ka gjithmonë të reja të cilat shërbejnë në këto kongrese për të mësuar dhe avancuar nga njëri-tjetri. Mund të them se kushtet në Kosovë dhe Shqipëri po përmirësohen dita ditës infrastruktura spitalore dhe updating i doktorëve është në nivele evropiane ka punë për tu bërë akoma, por jemi në rrugën e mbarë“, deklaroi Aga.
Sipas Agës, përfituesit më të mëdhenj të këtyre kongreseve janë specialistët e rinj, të cilët përveçse marrin njohuri nga kirurgët me përvojë, krijojnë edhe lidhje profesionale me kolegë nga institucione të ndryshme shëndetësore në botë.Kongresi i 14-të Ballkanik i Otorinolaringologjisë dhe Kirurgjisë së Kokës dhe Qafës (ORL dhe KKQ), një nga ngjarjet më të rëndësishme shkencore mjekësore në rajon, i cili po mbahet në Prishtinë.
Kongresi organizohet nga Shoqata e Otorinolaringologëve dhe Kirurgëve të Kokës dhe Qafës e Kosovës në bashkëpunim me partnerë vendorë dhe ndërkombëtarë.