Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, nuk është afektuar nga kolapsi kibernetik i cili sot ka prekur pothuajse gjithë botën.
Këtë e ka bërë të ditur për KosovaPress, zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”, Valentina Gara.
Edhe Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se sistemi ndërbankar i Pagesave është plotësisht funksional dhe se nuk ka pasur asnjë ndërprerje në aktivitetin e tij.
“BQK bën me dije se nuk ka pasur sulme kibernetike në sistemin bankar dhe nuk ka pasur asnjë rrezik për të dhënat apo sistemet. Si pasojë e disa ndryshimeve teknike të aplikuara nga ofrues global të shërbimeve, disa nga shërbimet online janë kufizuar për një kohë të caktuar. Sistemi bankar është funksional dhe nuk ka asnjë arsye për shqetësim. Shërbimet bankare po ofrohen nga bankat përmes kanaleve të tyre fizike dhe digjitale”, thuhet në tutje në njoftim.
Por, është Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO), e cila ka njoftuar se është prekur me të njëjtin problem.
“Për shkak të një kolapsi kibernetik, i cili ka prekur shumë sektorë në shumë vende të botës, ka afektuar edhe #Kosovën ku, nga mëngjesi i sotëm, të gjitha kërkesat tuaja po hasin në vështirësi t’i procesojmë te departamentet përkatëse për shkak të rënies së sistemit të IT-së”, thuhet në njoftim.
https://kosovapress.com/bqk-sistemi-bankar-eshte-funksional-ska-arsye-per-shqetesim