BQK: Sistemi bankar është funksional, s’ka arsye për shqetësim
Lexohet për: 2 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka njoftuar se sistemi ndërbankar i Pagesave është plotësisht funksional dhe se nuk ka pasur asnjë ndërprerje në aktivitetin e tij.

“Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) njofton se Sistemi Ndër-bankar i Pagesave (SNP), i cili është një sistem kombëtar i pagesave, është plotësisht funksional dhe nuk ka pasur asnjë ndërprerje në aktivitetin e tij. Ky njoftim bëhet për të informuar në mënyrë të drejtë dhe të plotë përdoruesit e shërbimeve bankare”, thuhet në njoftimin e BQK-së.

BQK bën të ditur se nuk ka pasur sulme kibernetike në sistemin bankar dhe se nuk ka pasur asnjë rrezik për të dhënat apo sistemet.

“BQK bën me dije se nuk ka pasur sulme kibernetike në sistemin bankar dhe nuk ka pasur asnjë rrezik për të dhënat apo sistemet. Si pasojë e disa ndryshimeve teknike të aplikuara nga ofrues global të shërbimeve, disa nga shërbimet online janë kufizuar për një kohë të caktuar. Sistemi bankar është funksional dhe nuk ka asnjë arsye për shqetësim. Shërbimet bankare po ofrohen nga bankat përmes kanaleve të tyre fizike dhe digjitale”, thuhet në tutje në njoftim.

Por, thonë se disa nga shërbimet online të ndonjë banke të caktuar janë ndikuar pjesërisht nga problemet globale me shërbimet e kësaj natyre, por se edhe këto shërbime po rikthehen gradualisht nga banka, pa asnjë pasojë.

https://kosovapress.com/problemi-kibernetik-ne-bote-prek-kesco-n-dhe-institucionet-bankare-ne-kosove

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024