Problemi kibernetik në botë prek KESCO-n dhe institucionet bankare në Kosovë
Lexohet për: 2 min.
INTERNETI
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Shumë vende të botës sot janë prekur nga kolapsi kibernetik.

Ky problem ka afektuar edhe Kosovën.

Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO), ka njoftuar se është prekur me të njëjtin problem.

“Për shkak të një kolapsi kibernetik, i cili ka prekur shumë sektorë në shumë vende të botës, ka afektuar edhe #Kosovën ku, nga mëngjesi i sotëm, të gjitha kërkesat tuaja po hasin në vështirësi t’i procesojmë te departamentet përkatëse për shkak të rënies së sistemit të IT-së”, thuhet në njoftim.

Më tutje në njoftim thuhet se Sistemi i Sigurisë Kibernetike #“Crowdstrike Global” ka lajmëruar opinionin e gjerë për një gabim në sistemin e tyre.

Rrjedhimisht, ky problem nuk është specifik në KESCO, por është problem që ka afektuar të gjitha kompanitë e mëdha globale.

Ekipet përkatëse janë në kontakt me kompanitë botërore, si #Microsoft, #Crowdstrike Global etj. dhe po punohet në zgjidhjen e këtij problemi.

Përpos, KESCKO-s, me këtë problem janë duke u ballafaquar edhe institucionet bankare në Kosovë.

Shumë qytetarë janë ankuar që gjatë ditës së sotme bankomatët nuk janë duke funksionuar.

https://kosovapress.com/nderprerje-masive-e-internetit-ne-mbare-boten

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024