Aeroplani del nga pista, 10 të lënduar në Senegal
Lexohet për: 1 min.
dwqdwq
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Dhjetë persona kanë pësuar lëndime kur një aeroplan udhëtarësh rrëshqiti nga pista në Dakar të Senegalit, duke shkaktuar një shpërthim zjarri në njërin nga motorët. Ministri i Transportit i Senegalit El Malik Endiaye tha se në aeroplanin Boeing 737 ndodheshin gjithsej 85 persona. Ai tha se fluturimi i Air Senegal ishte nisur për në Bamako, në Malin fqinj, me 79 pasagjerë, dy pilotë dhe katër anëtarë të ekuipazhit të kabinës. Të plagosurit janë dërguar në spital, ndërsa të tjerët janë vendosur në një hotel. Në videot që pasagjerët kanë publikuar në rrjetet sociale, shihet se avioni ka marrë flakë. Autoritetet po tentojnë të përcaktojnë shkakun e incidentit, vetëm një ditë pas një Boeing tjetër u përplas në pistën e një aeroporti në Turqi, pasi rrotat e përparme nuk i ishin hapur gjatë aterrimit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025