Çmimi mestar i miellit në nivelin më të lartë në dhjetë vjet
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Çmimi mestar i miellit në nivelin më të lartë në dhjetë vjet
Foto Ilustruese
1 javë më parë
Linku u kopjua

Çmimi mesatar i miellit nga gruri është dyfishuar në 10 vitet e fundit në Kosovë. Pra, çmimi për këtë produkt ushqimor vazhdon të rritet vit pas viti në vendin tonë. Kështu, çmimi për një kilogram miell gruri ka arritur në 0.81 centë në dhjetor 2024, një rritje prej 42 centë për kilogram, krahasuar me vitin 2014, kur ky çmim ishte vetëm 0.39 centë. Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, çmimi mesatar për miell-gruri ka shkuar nga 0.39 centë në 0.81 centë për një kilogram krahasuar vitin 2014 më 2024, raporton KosovaPress.

Ndërsa, çmimi mesatar i bukës si produktet i miellit më 2024 sipas ASK-së ishte 0.51 centë.

Përveç produktit miell-gruri ngritje e çmimeve, është evidentuar edhe në produkte tjera të konsumit gjatë muajit dhjetor 2024. Sipas kësaj Agjencie, indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 1.1 për qind në muajin dhjetor 2024, krahasuar me muajin dhjetor 2023. Ndërsa, inflacioni mujor ishte 0,7 për qind në muajin dhjetor 2024. Ndërsa, norma mesatare vjetore e inflacionit për vitin 2024 është 1,6 për qind.

Ngritje të çmimeve të konsumit gjatë vitit 2024 kishin pësuar kafja, çaji dhe kakao 14.4 për qind, vajrat dhe yndyrat 9.3 për qind, shërbimet financiare 9.1 për qind, uji mineral, pijet joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet 5.9 për qind, buka dhe drithërat 2.6 për qind.

https://kosovapress.com/rritja-e-cmimeve-ne-prag-te-festave-a-po-abuzojne-tregtaret-me-shtrenjtimin-e-produkteve

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025