Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka filluar periudha e votimit përmes postës për të gjithë shtetasit e Kosovës të cilët janë regjistruar për të votuar nga jashtë Kosovës dhe që kanë përzgjedhur këtë mënyrë votimi.
Sipas njoftimit të KQZ-së kjo periudhë 9 janar – 8 shkurt 2025 do të vlejë vetëm për shtetasit që kanë arritur të regjistrohen suksesshëm si votues jashtë Kosovës dhe që gjatë regjistrimit janë përcaktuar individualisht për mënyrën e votimit, duke dërguar fletëvotimin përmes postës në një nga kutitë postare të hapura nga KQZ jashtë Kosovës, apo duke dërguar fletëvotimin përmes postës në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë.
Të gjithë shtetasit e Kosovës që janë regjistruar për të votuar sipas kësaj mënyre, adresat e kutive postare të KQZ-së jashtë Kosovës, por edhe të kutisë postare të KQZ-së në Kosovë, mund t’i gjejnë këtu: https://kqz-ks.org/keto-jane-adresat-e-kutive-postare-ne-23-shtete-per-votimin-jashte-kosoves-per-votuesit-e-regjistruar-per-te-votuar-permes-postes/
KQZ poashtu ka dhënë edhe udhëzime se di duhet të votohet:Hapi 1: Plotësoni fletëvotimin
1. Shkarkoni dhe printoni fletëvotimin.
2. Në anën e majtë të fletëvotimit janë të renditura subjektet politike. Zgjidhni vetëm një subjekt politik.
3. Në anën e djathtë, mund të votoni deri në dhjetë kandidatë.
4. Pasi të plotësoni fletëvotimin:
• Paloseni fletëvotimin, vendoseni brenda zarfit dhe mbylleni zarfin.
• Mos shkruani asgjë mbi zarf!
Kujdes! Që fletëvotimi juaj të jetë i vlefshëm:
• Dërgesa duhet të jetë individuale (nuk mund të përfshini fletëvotime për anëtarët e familjes apo persona të tjerë).
• Zarfi duhet të ketë pullën postare dhe të dërgohet nga shteti ku jeni regjistruar.