Nënkryetari Zogaj prezanton programin për 80 çerdhe të reja
Lajme
Lexohet për: 1 min.
alban zogaj
19 orë më parë
Linku u kopjua

Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj ka prezantuar programin e partisë për ndërtimin e 80 çerdheve moderne në mbarë vendin. Ky program synon të siguroj hapësira edukative dhe argëtuese për fëmijët, duke përmirësuar standardet e arsimit të hershëm dhe duke lehtësuar qasjen e prindërve në këto shërbime.

Sipas Zogaj, investimi prej 80 milionë eurosh do të mundësojë krijimin e çerdheve të pajisura me infrastrukturë moderne, mjedise të sigurta dhe hapësira kreative për lojë dhe mësim. Ai theksoi se ky projekt është pjesë e strategjisë së përgjithshme të LDK-së, është një hap i rëndësishëm për përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe zhvillimin e brezave të rinj.

Zogaj ftoi qytetarët që të jenë pjesë e ndryshimit, duke mbështetur këtë vizion për një Kosovë më të zhvilluar dhe gjithëpërfshirëse.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025