Kosova deri më tani nuk ka asnjë rast të identifikuar me HMPV (Metapneumovirusin) dhe nuk ka vend për panik. Kështu ka deklaruar ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i cili tha se janë në kontakt të vazhdueshëm me mekanizmat adekuat.
“Nuk ka raste me HMPV, jemi përgatitur natyrisht shikoni IKSHPK dhe Ministria e Shëndetësisë janë në kontakte të vazhdueshme me të gjitha mekanizmat më adekuat që ekzistojnë sot në botë sa i përket këtyre problemeve sidomos kur jemi tek sëmundjet infektive ngjitëse dhe jemi në kontakt të vazhdueshëm edhe me OBSH-në... Në momentin e parë që paraqitet një rast nuk do të thotë që të paraqitet tek ne dhe të reagojmë dhe në momentin që do të paraqitet tek ne një rast, menjëherë i marrim masat... Merren të gjitha masat me rekomandimet e IKSHPK që përcillen pastaj në ShSKUK ku edhe klinikat përkatëse ku klinika Infektive por edhe Pulmologjike në këtë rast marrin masa që nëse paraqitet rasti të reagohet menjëherë”, tha ai.
Kalaveshi theksoi se konfirmimi i HMPV-së bëhet me analiza respiratore.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka dhënë udhëzime lidhur me Metapneumovirusin Njerëzor, pas një rritje të mundshme të rasteve në disa rajone.