Raporti i Komisionit të Helsinkit: Rusia ka përshkallëzuar sulmet hibride brenda kufijve të NATO-s
Bota
Lexohet për: 2 min.
FILE PHOTO: A general view of the U.S. Capitol, in Washington
3 ditë më parë
Linku u kopjua

Rusia ka përshkallëzuar fushatat e saj hibride brenda kufijve të NATO-s në përgjigje të mbështetjes së unifikuar për sovranitetin dhe fitoren e Ukrainës, thuhet në raportin gjithëpërfshirës nga Komisioni i Helsinkit të SHBA-së të titulluar “Lufta në hije e Rusisë kundër NATO-s”.

Raporti thekson përdorimin e sulmeve kibernetike dhe sabotazhit fizik për të minuar infrastrukturën kritike, si spitalet, trenat dhe objektet e ujit, duke rrezikuar sigurinë publike dhe besimin në burimet jetike, transmeton KosovaPress.

Aty theks i veçantë i jepet përqindjes së operacioneve hibride ruse të dyshuara në periudhën shkurt 2022 - nëntor 2024.

“Sulmet e tilla, përfshirë ato ndaj sistemeve shëndetësore, kanë qenë të shpeshta në dy vitet e fundit, me përfshirjen e objekteve të kujdesit shëndetësor në Shtetet e Bashkuara dhe Rumani. Kjo ka çuar në ndërprerje të shërbimeve vitale dhe ka rritur shqetësimet për sigurinë e ujit të pijshëm, duke përfshirë infiltrimin në objektet e ujit në Teksas, Francë dhe Poloni.”

Sipas raportit, një tjetër shqetësim i ngritur është ndërhyrja e sinjalit GPS, që ka ndikuar në fluturimet evropiane dhe ka shkaktuar probleme në transportin ajror në rajonin Baltik.

Raporti gjithashtu vëren se Rusia përdor fushata hibride për të sfiduar stabilitetin dhe unitetin e NATO-s, duke përdorur taktika të lëvizshme që shmangin konfrontimin direkt ushtarak, por që janë po aq shkatërruese.

“Këto sulme synojnë të minojnë besimin e shoqërive të lira dhe të destabilizojnë Aleancën Perëndimore, që mbetet një pengesë kryesore për ambiciet perandorake të Moskës”, thuhet në raport.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025