Kryetari i Deçanit kritikon Qeverinë Kurti për bllokimin e realizimit të projekteve
Lajme
Lexohet për: 2 min.
bashkim ramosaj
4 ditë më parë
Linku u kopjua

Kryetari i komunës se Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka kritikuar të hënën qeverinë aktuale, për siç theksoi ai për mos mbështetjen e mjaftueshëm buxhetore për këtë komunë. Kryetari Ramosaj tha se shkaku i ‘bllokadave të Qeverisë Kurti, qyteti ka mbetur pa rrugë të realizuara’.

Përveç kritikave, ai në takimin për fundvit ka theksuar se turizmi është sektori kryesor ekonomik i komunës se Deçanit.

“Kur takohemi në fundvit normal që i kujtojmë edhe fatkeqësitë që kanë pasur familjet tona dhe gëzimet. Nuk kanë qenë të rralla rastet kur ne kemi kërkuar ndihmë për shkak se familjet kanë pasur nevojë. Në ketë qytet asnjëherë nuk ka kaluar dita pa u bërë zgjidhja. Deçani po ec me hapa të mëdhenj e të sigurt, sa do që dikush është munduar në mënyrën më serioze me e penguar këtë. Turizmi është sektori kryesorë i këtij qyteti. Sa e pa kuptimtë është nga niveli qendror i cili nuk ka ndarë buxhet. Një qytet që ka mbetur pa rrugë, qytet që ende nuk e ka të saktë destinimin. Andaj, po ju lus të gjithëve që për fundvit me e kuptua diçka që është e rëndësishme, me u bë bashkë që familjet tona me pasur një standard ekonomik”, tha Ramosaj.

Ndërsa, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj përmendi projektet me të mira të realizuara në këtë komunë.

“Deçani ka ndryshuar për mirë dhe e shohin edhe ata që kalojnë nëpër Deçan. Besoj që pajtohem që infrastruktura në qytet dhe fshatra është përmirësuar mirë. E kemi përcjellë kujdesin për bujqësi dhe kemi parë investimet në kanalin e ujitjes. Ajo çka na dallon prej komunave tjera është qendra rinore. Edhe siguria edhe aspektet tjera të jetës janë në drejtim të duhur”, theksoi Haradinaj.

Në fund, Ramosaj ka nderuar edhe sportistët e Deçanit me një mirënjohje, fëmijët e dëshmorëve të kësaj komune, për klubet sportive të Deçanit, shoqatat alpine dhe laureatët e vitit 2024.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025