Al-Trade feston 25-vjetorin e themelimit, “Çmimi i artë” i ndahet shkrimtarit Daut Demaku
Lajme
Lexohet për: 3 min.
altrade-301224
4 ditë më parë
Linku u kopjua

Kompania e ndërtimit Al Trade sot ka festuar 25-vjetorin e themelimit të saj, ngjarje kjo që u mbajt në hollin e zyrave qendrore.

Traditë e datëlindjes është ndarja e “Çmimit të artë të kompanisë”, çmim ky i cili i dhurohet personave që kanë kontribuar në mënyrë të shquar shoqërinë shqiptare. Këtë vit çmimin e fitoi shkrimtari Daut Demaku, të cilin ia dorëzoi pronari kompanisë, Al Trade, Sokol Gashani.

"I kemi mbledhur stafin tonë dhe njerëzit që kanë dhënë shumë kontribute për firmën tonë. Një ndër ta është edhe i nderuari Daut Demaku me shumë energji. Çmimin e artë e kemi bërë traditë me e shpërndarë çdo vit. Kësaj radhe për 25-vjetorin e firmës tonë e kemi pa më të arsyeshme këtë çmim me e nda për Daut Demakun, e them me seriozitetin më të lartë sukseset e firmës tonë e të arriturat që kemi bërë ne, motiv kryesor e kam Dautin. Unë çdo temë që e diskutoj me shokë është e pamundur të mos motivohem nga ai dhe nga fjalët e tij. E falënderojmë shumë që sukseset tona janë edhe falë asaj energjie që e kemi fituar nga ai dhe meriton shumë më shumë se ky çmim. Shpresoj që qysh jam frymëzuar unë nga ky, të shfrytëzohen edhe rinia jonë", tha Gashani.

Shkrimtari Daut Demaku gjate pranimit te çmimit, u pa i emocionuar duke dashur qe çmimin ta ndaj me shokët e tij që nuk jetojnë më.

"Al-Trade na ka zbardhur fytyrën, na ka kthyer dinjitetin në fushën e ndërtimtarisë. Të jenë dy djem të rinj, që dinë me aq vendosmëri, me aq përkushtim, me aq dashuri e respekt për njerëzit dhe bashkëpunëtorët në fushën e ndërtimit bëjnë ndërtimet më të mira, më cilësore, pa asnjë mashtrim, pa asnjë lëndim, pa asnjë dëm, pa asnjë thyerje të rregullave morale e edukative të një populli...Faleminderit shumë, kjo ishte e tëra. Këtë shpërblim e kanë merituar shumë të tjerë dhe shumë do doja që t’i kisha një ndër tre shokët e mi gjallë, Rrustem Morina, Fazli Grajqevci dhe Asllan Gashi, me gjithë zemër ia kisha dhënë çmimin", tha shkrimtari Daut Demaku.

Aktualisht Al-Trade është njëra prej kompanive udhëheqëse të ndërtimit dhe tregtisë me materiale ndërtimore, e njohur për shërbimet e saja profesionale me cilësi të lartë. Ceremonia e çmimit u vazhdua me një koktej rasti deri në shpërndarje të të pranishmëve.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025