Pritjet më të gjata janë në këtë pikë kufitare
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Fluksi, pritjet më të gjata janë në këtë pikë kufitare Në orët e mbrëmjes në pikat kufitare të Kosovës nuk ka fluks të theksuar të automjeteve. Te Dheu i Bardhë pritjet për të hyrë në territorin e vendit tonë janë 10 minuta, me kolona deri në 50 metra. Ndërsa për të dalë nga kjo pikë kufitare duhet pritur 20 minuta, me kolona në gjatësi 80 metra. Në pikat e tjera kufitare nuk ka kolona dhe as pritje, të cilat si zakonisht zgjasin nga 3 deri në 5 minuta, sipas të dhënave të Qendrës kombëtare për menaxhim kufitar, të orës 19:06.
Foto Arkivë
5 ditë më parë
Linku u kopjua

Gjatë orëve të mbrëmjes ka rënë fluksi i udhëtarëve nëpër pikat kufitare të Kosovës, me përjashtim të njërës prej tyre.

Njëqind metra kolonë e gjatë me automjete vazhdon në hyrje të pikës kufitare Dheu i Bardhë, me pritjet e qytetarëve deri në gjysmë ore. Edhe në dalje të kësaj pike kufitare pritjet janë gjysmë ore dhe kolona e gjatë e automjeteve deri në 100 metra.

Në pikat tjera kufitare nuk ka pritje dhe as kolona, sipas të dhënave pas orës 18:00 nga Qendra kombëtare për menaxhim kufitar.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025