Dy ditët e fundit të vitit 2024 mbi vendin tonë do të jenë kryesisht me diell dhe vranësira të pakta, ndërsa tri ditët e para të vitit 2025 do të karakterizohen kryesisht me mot të ndryshueshëm.
Të hënën do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta. Në mëngjes do të ketë ngrica dhe kushte për mjegull. Temperaturat minimale do të luhaten ndërmjet -7 deri -3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale 3-7 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga verilindja.
Më 1 janar 2025, e mërkurë, do të jetë me mot kryesisht me diell. Ngrica dhe kushte për mjegull në mëngjes, me temperatura minimale -7 deri -4 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale 4-7 gradë Celsius. Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-3 metër për sekondë.
Për shkak të fishekzjarrëve, natën e 31 dhjetorit cilësia e ajrit mund të përkeqësohet ndjeshëm. Pjesëmarrësit në trafik duhet të tregohen të kujdesshëm për shkak të kushteve të ngricave dhe mjegullës, thuhet në raportin e parashikimit të motit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.