Kroos zbulon skuadrën italiane për të cilën do të luante
Sport
Lexohet për: 1 min.
Toni Kroos
2 javë më parë
Linku u kopjua

Legjenda e futbollit gierman, Toni Kroos ka zbuluar se gjatë karrierës së tij të lavdishme ka pasur mundësi që të luante në kampionatin italian të futbollit pasi ka pasur interesim nga skuadra e Serie-A.

“Gjatë viteve të mia në Spanjë e di që ka pasur interes nga disa skuadra të Serie A, por kurrë nuk kam menduar të largohem nga “Los Blancos”. Më ka pëlqyer gjithmonë futbolli italian: është teknik, intensiv dhe shumë taktik. Por Reali është Real”.

Ai ka thënë se nëse do të duhet të zgjidhte një skuadër për të cilën do të luante në Itali, ajo do të ishte Interi, përcjellë KosovaPress.

“Duke mos i njohur mirë ambientet, do ta kisha të vështirë të zgjidhja një. Ndoshta, në këtë moment nuk do ta kisha parë veten si të keq te Interi. Ata luajnë me besim, qetësi dhe cilësi, duke u përpjekur të imponojnë lojën e tyre ndaj kujtdo. Ata janë vërtet të fortë”, ka thënë Kroos.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025