Nëntë vjet pas hyrjes në fuqi të Ligjit për Mbikëqyrje Elektronike të personave që u kufizohet lëvizja me vendim të gjykatës, të martën është lansuar sistemi i hallkave për mbikëqyrje elektronike.
Institucionet shtetërore presin që sistemi i mbikëqyrjes elektronike të parandalojë rastet e dhunës në familje.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, lansimin e hallkave elektronike e konsideroi si projektin më të rëndësishëm të realizuar në kuadër të 16 ditëve të aktivizimit kundër dhunës në bazë gjinore.
“Kjo është ndër projektet më të rëndësishme për të mbrojtur jetën dhe dinjitetin e vajzave dhe grave në Republikën e Kosovës”, tha ajo.Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha tha se ky institucion tani ka një mjet më shumë për parandalimin e rasteve të dhunës në familje.
"Është dashur punë e madhe deri në këtë nivel, andaj uroj që të kemi sa më pak raste të dhunës në familje. Sidoqoftë sot e kem një mjet më shumë në parandalimin e rasteve të dhunës në familje dhe rasteve të tjera”, theksoi Hoxha.
Sipas këtij ligji, mbikëqyrja elektronike bëhet me vendim të gjykatës dhe realizohet përmes vendosjes së një pajisjeje të posaçme (byzylyk) në trupin e personit. I njëjti monitorohet nëse po e tejkalon perimetrin e lejuar nga gjykata.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...