Komuna e Zveçanit për herë të parë me seancë solemne për 28 Nëntor
Lajme
Lexohet për: 1 min.
zvecani-281124
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Për nder të 28 Nëntorit, sot në Zveçan – pjesa veriore e Kosovës, për herë të parë është mbajtur seanca solemne e Kuvendit Komunal.

Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci u shpreh i nderuar për mundësinë e fjalimit të tij para këshilltarëve të këtij kuvendi, në këtë ditë të veçantë për shqiptarët.

"Ne kujtojmë ditën kur ëndrrat e të parëve tanë morën kuptim", ka thënë mes tjerash Peci gjatë fjalimit të tij.

Sot mbushen 112 vjet nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë më 1912 në Vlorë.

Kjo datë shënon edhe daljen e parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më 1997. Gjithashtu, sot është edhe ditëlindja e komandantit legjendar, Adem Jashari.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025