Gati një çerek shekulli pas nënshkrimit të saj, Marrëveshja e Ohrit po i sjellet përsëri në vëmendje faktorit ndërkombëtar. Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) në opozitë, ka ngritur shqetësime se Maqedonia e Veriut mund të "kthehet në periudha pasigurie me vendimet e ekzekutivit për të ndryshuar apo për të rishikuar Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve”.
Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti u ka dërguar letër ndërkombëtarëve dhe udhëheqësve të Kosovës dhe Shqipërisë për “mbrojtjen e Marrëveshjes së Ohrit dhe të drejtat e shqiptarëve”, shkruan KosovaPress.
Njohësit e rrethanave politike derisa flasin për KosovaPress, konsiderojnë se duhet të ketë reagim nga Prishtina dhe Tirana zyrtare.
Ai konsideron se këto zhvillime do të prodhojnë tension në skenën politike të Maqedonisë së Veriut.
Analisti nga Shqipëria, Ben Andoni thotë për KosovaPress, se shqiptarët në Maqedoni tani kanë nevojë për mbështetje nga Kosova dhe Shqipëria.
Në Maqedoni të Veriut, rreth 30 për qind e popullsisë janë shqiptarë, nga rreth 2 milionë banorë sa numëron shteti.
Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi derisa flet për KosovaPress thotë se Gjykata Kushtetuese po realizon programin zgjedhor të VMRO-DPMNE. Kjo e fundit udhëheq qeverinë e Maqedonisë së Veriut nga mesi i këtij viti ndërkaq në koalicion e ka VLEN-in që përbëhet nga shqiptarët.
Për këto, Ahmeti i BDI-së - përmes letrës - i ka njoftuar presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kancelarin gjerman, Olaf Scholz, presidentin francez, Emmanuel Macron dhe sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken.
Ende nuk ka ndonjë reagim zyrtar lidhur me këtë letër.
https://kosovapress.com/ali-ahmeti-u-dergon-leter-nderkombetareve
Ky i fundit u tha të hënën mediave se nuk e ka parë letrën por sipas tij, letrës së Ahmetit "duhet t’i kushtohet rëndësi" si çdo letre që vjen nga qytetarët.
Ndër të tjera, në letër, Ahmeti ka thënë çdo përpjekje për ta vënë në pikëpyetje Marrëveshjen e Ohrit është një hap që mund të përkeqësojë situatën në vend dhe rajon.Marrëveshja e Ohrit u nënshkrua më 2001 më ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtar dhe pas negociatave disa ditore intensive në Shkup.
Dokumenti që njihet si kontratë në mes të shqiptarëve dhe maqedonasve, i dha fund një konflikti të armatosur në Maqedoninë e atëhershme./Sh.Pajaziti