Javën që shkoi, shqiptarët kudo që jetojnë shënuan festën kryesore – 28 Nëntorin – që është shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë më 1912.
Edhe pse të ndarë me kufij shtetëror, festa kryesore e shqiptarëve mbetet bashkim i popullit.
Në disa kryeqendra shqiptare u jetësuan për herë të parë figurat më të mëdha historike shqiptare.
Edhe sot vazhdojnë përpjekjet për ruajtjen e gjuhës, simboleve, si dhe për unifikim të kombit shqiptar.
Sot, shqiptarët i kanë dy shtete të pavarura – Shqipërinë dhe Kosovën.
Ndërkaq në Maqedoni, Serbi dhe Mal të zi jetojnë si pakica kombëtare.
Në Kosovën që u pavarësua më 2008, ende nuk është krijuar një realitet politik, thotë ish-kryeministri Bajram Kosumi, i cili flet për procesin e ringritjes së shqiptarëve dhe faktorizimin e tyre në ballkan.
Institucionet vendore, thotë ai, kanë para vetës tri detyra kryesore të cilat ofrojnë garanci dhe siguri për paqen në Kosovë.
Ngjarja kryesore e shqiptarëve u shënua më 28 nëntor 1912, e cila shënoi kthesën më të madhe historike.
Qeveria e Ismail Qemalit u krijua me mesazhin e bashkimit, thotë profesori nga Shqipëria, Enver Bytyçi, i cili konsideron se sot mungon unifikimi.
E në vendin ku jetojnë mbi 60 mijë shqiptarë, Serbia ndalon përdorimin e flamurit kombëtar.
Shqiptarët në Luginë të Preshevës po vazhdojnë të përballen me diskriminim e padrejtësi nga shteti serb.
Atje, shqiptarët përbëjnë pakicën e katërt më madhe.
Por atyre u pasivizohen adresat e banimit – që në thelb konsiderohet formë e spastrimit etnik përmes metodave administrative, sipas një raporti më 2021 të Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut në Serbi.
Në 112-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, në Tuz të Malit të Zi u përurua shtatorja e Gjergj Kastriot Skëndërbeut.
Nënkryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Nikollë Camaj flet për KosovaPress, për sfidat me të cilat po ballafaqohen shqiptarët atje.
Në Maqedoninë e Veriut me rreth 2 milionë banorë, 29 për qind janë shqiptarë, sipas regjistrimit të popullsisë më 2022.
Me ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtar më 2001 ishte nënshkruar Marrëveshja e Ohrit.
Dokumenti që njihet si kontratë mes shqiptarëve dhe maqedonasve, i dha fund një konflikti të armatosur në Maqedoninë e atëhershme.
Kur Shqipëria shpalli pavarësinë, në Kuvendin e atëhershëm të Vlorës bënin pjesë edhe delegatë nga Kosova, duke u bërë kështu nënshkrues të këtij akti.