Kreu i BDI-së Ali Ahmeti ka dërguar letër liderëve të rajonit dhe zyrtarëve evropianë e amerikanë, duke shprehur shqetësimin e thellë për zhvillimet e fundit politike dhe kushtetuese në Maqedoninë e Veriut, të cilat rrezikojnë arritjet e Marrëveshjes së Ohrit dhe parimet e barazisë e stabilitetin në vend.
Sipas Ahmetit, tri vendimet e fundit- plani për shfuqizimin e Ligjit të Gjuhëve, ndalesa për identifikim të përkatësisë etnike në institucionet shtetërore dhe formimi i shumicës qeveritare- paraqesin kërcënim serioz për paqen dhe stabilitetin e vendit dhe rajonit në tërësi.
Letra e Ahmetit është nisur në adresë të kreut shtetëror në Shqipëri e Kosovë, Presidentes së KE-së, kancelarit gjerman, presidentit të Francës dhe sekretarit amerikan të Shtetit. /AlsatMk