(E përditësuar) Gjatë dëshmisë së tij në Dhomat e Specializuara në Hagë, Fadil Geci ka thënë se ajo që njihet si komunikata 59, është “shkruar nga Hashim Thaçi”.
Këtë të fundit, dëshmitari i prokurorisë, derisa është përgjigjur në pyetjet e avokatit Luka Mishetiq, e ka quajtur “njëri të rrezikshëm”.
Gjatë intervistimit, avokati Mishetiq ka thënë se në vitin 2013 familja Geci e kishte “përdorur Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin si ndërmjetës për mosmarrëveshje me Azem Sylën”.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...Mbrojtja-Gecit: Mundohuni ta largoni politikën nga përgjigjet që jepni
Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Fadil Geci - dëshmitar i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, po përballet me pyetjet e mbrojtjes së Hashim Thaçit, në ditën e dytë të dëshmisë së tij në Hagë.
Por sot në gjykatore, sipas avokatit, Geci po e thotë të kundërtën.
Më tej, Geci tha se në periudhën për të cilën po dëshmon i ka raportuar vetëm ministrit të atëhershëm të Mbrojtjes, Ahmet Krasniqi dhe sipas tij ai ai ka qenë komanda kryesore.
Por, avokati Mishetiq ka insistuar në pyetjet nëse ai ka qenë edhe nën komandën e Bislim Zyrapit, Rexhep Selimit, Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqit.
Para intervistimit nga mbrojtja e Thaçit, dëshmitari është përgjigjur në pyetjet e prokurorit James Pace.
Geci, në seancë publike dhe pa masa mbrojtëse, ka folur për atë që njihet si komunikata e 59-të.
https://kosovapress.com/fadil-geci-deshmon-ne-hage-tentuan-te-likuidojne-familjen-tone
Fadil Geci e ka nisur dëshminë e tij të hënën para Dhomave të Specializuara në Hagë, në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve.Gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka filluar më 3 prill të vitit 2023.
Ish-krerët e UÇK-së po gjykohen për krime të pretenduara të luftës dhe po mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë që nga nëntori i vitit 2020./Sh.Pajaziti