Fadil Geci dëshmon në Hagë: Tentuan të likuidojnë familjen tonë
Lexohet për: 2 min.
Fadil Geci dëshmon në Hagë: Tentuan të likuidojnë familjen tonë
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Në seancë publike, ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Fadil Geci e ka nisur të hënën dëshminë e tij para Dhomave të Specializuara në Hagë, në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve.

Geci është thirrur nga prokuroria që të jap informacione lidhur me autorësinë e asaj që njihet si komunikata 59-të si dhe për kërcënimet që ai pretendon se Hashim Thaçi dhe Rexhep Selimi i kanë bërë Tahir Zemajt.

Sipas prokurorit James Pace, kjo komunikatë e etiketonte vëllait e dëshmitarit, Gani Gecin dhe se “kishte pasoja negative për familjen e tyre”.

Gjithashtu, prokurori tha se dëshmitari do të jap informacione edhe lidhur me themelimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), “strukturën e saj, anëtarësimin dhe marrëdhëniet ndërmjet UÇK-së dhe LDK-së”.

Teksa u përgjigj në pyetjet e prokurorit të specializuar, Geci tha se ka qenë përgjegjës i proceseve të mëdha.

Gjatë dëshmisë së tij, Geci tha se disa nga ish-krerët e UÇK-së që janë prezentë në gjykatore "e kanë përçarë popullatën" e atëhershme shqiptare.

Dëshmia e Fadil Gecit filloi në seancë private por më pas u hap për publikun duke u dhënë pa masa mbrojtëse.

Kryetari i trupit gjykues, Charles Smith tha se dëshmia e Gecit pritet të zgjasë rreth dy ditë, ku prokuroria ka vlerësuar që i duhen dy orë për ta marrë në pyetje, ndërkaq ekipet e mbrojtjes kanë vlerësuar që i duhen shtatë orë kohë për intervistim.

Gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka filluar më 3 prill të vitit 2023. Ish-krerët e UÇK-së po gjykohen për krime të pretenduara të luftës dhe po mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë që nga nëntori i vitit 2020./Sh.Pajaziti

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025