Largimi vullnetar i pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës po konsiderohet shqetësues nga njohës të sigurisë dhe përfaqësues të subjekteve opozitare, derisa nga ministria e Mbrojtjes thanë se largimi nuk mund të ketë ndikim në operacionalitetin e FSK-së duke iu referuar shifrave të larta të rekturimeve.
Gjatë këtij viti rreth 119 pjesëtarë të Forcës së Sigurisë të Kosovës, vullnetarisht e kanë lëshuar ushtrinë. Kështu kishte deklaruar ministri i Mbrojtjes gjatë raportimit para deputetëve në komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.
Sipas tyre, largimi vullnetarë i tyre nga FSK-ja, nuk ka ndodhur për shkak të ushqimit e as bashkimit familjarë siç po potencohet, por për shkaqe të mos mirëqenies të tyre, e pagës së ulët.
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, ka dhënë një shembull të një ushtari të FSK-së, i cili është i biri i një dëshmori.Ndërsa, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka shtuar se Qeveria është në gjendje të demolojë strukturalisht ekzistencën e shtetit të Kosovës për interesa puro personale dhe hajni.
Po ashtu, ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, ka theksuar se largimi vullnetarë i pjesëtarëve të FSK-së është kthyer në një lloj trendi, akt i cili duhet të jetë shqetësues për ministrinë e Mbrojtjes dhe Qeverinë e Kosovës.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...