Dukagjini test i vështirë, Batatina: Do të luftojmë për titull
Tema
Lexohet për: 2 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua
Formën e mirë të këtij fillim sezoni në Superligën e Kosovës, skuadra e Llapit kërkon ta vazhdojë edhe në këtë fundjavë në përballje me Dukagjinin.
Edhe pse Dukagjini po kalon në krizë të rezultateve, trajneri i Llapit Tahir Batatina thotë se skuadra e Ismet Munishit është shumë e rrezikshme dhe se ballafaqimi nuk do të jetë i lehtë.
“Jemi duke punuar maksimalisht, e kemi shfrytëzuar edhe pushimin e kombëtares që ta bëjmë maksimumin, ta marrim maksimumin nga seancat stërvitore, ngarkesën e djemve të skuadrës që të paraqitemi mirë në ndeshjen e radhës. Na pret një ndeshje jo e lehtë, një ndeshje e vështirë, duke e ditur se Dukagjini se vendas luan jashtëzakonisht mirë, ka një skuadër të mirë, por ne jemi duke bërë maksimumin që ta japim gjithçka nga vetja dhe të marrim një rezultat pozitiv”, tha Batatina.
Formën e mirë të Llapit, Batatina e lidh me faktin se skuadra nuk ka pasur ndryshime të mëdha.