Bashkimi Evropian ende nuk ka caktuar datën e takimit të kryenegociatorëve në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, përkundër paralajmërimit të përfaqësuesit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak se i njëjti do të ndodhë gjatë muajit tetor.
Në BE thonë se për takimin e radhës në nivel të kryenegociatorëve do të njoftojnë me kohë. Në anën tjetër, partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje thonë se progresi në dialog mund të bëhet vetëm kur të nënshkruhet marrëveshja e Brukselit dhe aneksi i Ohrit. Derisa janë skeptik se fryma konstruktive e Serbisë në kuadër të CEFTA-s, të reflektojë edhe në dialogun e Brukselit. Pavarësisht takimeve në dialog, progres në dialog nuk shohin në Lidhjen Demokratike të Kosovë.
"Sa i përket dialogut, ne insistojmë që marrëveshja e Brukselit dhe aneksi i Ohrit të nënshkruhen, të implementohen prej dy palëve. Ne presim që BE-ja, tash institucionet e reja dhe kushdo që zëvendëson Lajçakun në të ardhmen, të jenë më të drejtpërdrejtë dhe të kërkojnë nga Serbia zbatimin e marrëveshjes”, thotë ajo.
Gjatë kësaj jave, ndërmjetësi i dialogut, Miroslav Lajçak është takuar me kryenegociatorin kosovar, Besnik Bislimi, ku tha se kanë diskutuar për përgatitjen e takimit të radhës.
Krahas kësaj, në Kosovë qëndroi edhe emisari amerikan, Alexandër Kasanof, ku nënvizoi rëndësinë e zbatimit të marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit.