Osmani përfaqëson Kosovën në Samitin Ukrainë-Evropë Juglindore në Dubrovnik
Lajme
Lexohet për: 1 min.
IMG_2044
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidentja Vjosa Osmani, me ftesë të Kryeministrit të Kroacisë, Andrej Plenković, ka udhëtuar në Dubrovnik për ta përfaqësuar Republikën e Kosovës në Samitin Ukrainë-Evropë Juglindore.

 Në këtë samit, presidentja Vjosa Osmani do të pritet nga Kryeministri kroat Plenković dhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, teksa do t’u bashkohet liderëve të tjerë nga Evropa Juglindore në seancën plenare.

“Gjatë këtij samiti, pritet të riafirmohet mbështetja e palëkundur për integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës, rëndësia e sanksioneve kundër Rusisë, bashkëpunimi me BE-në dhe mbështetja e vendeve të Evropës Juglindore për Ukrainën. Përveç pjesëmarrjes në seancën plenare ku Presidentja do të mbajë një fjalim, ajo do të zhvillojë takime edhe me homologët e saj”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga presidenca.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025