Kuvendi i Komunës së Obiliqit miraton buxhetin për vitin 2025
Lajme
Lexohet për: 1 min.
obiii
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Në mbledhjen e rregullt të Kuvendit Komunal të Obiliqit është miratuar buxheti për vitin 2025, i cili në total (për të gjitha kategoritë buxhetore) është: 14 milionë e 516 mijë e 133 euro.

Sipas njoftimit, me 12 vota për, 3 kundër dhe 4 absetnime, anëtarët e Kuvendit Komunal në Obiliq, miratuan buxhetin për vitin 2025, i cili ka në fokus, vazhdimësinë e punëve të mira dhe qeverisjen e përgjegjshme, përkrahjen e bujqësisë dhe fermerëve, përkrahjen e kulturës, rinisë dhe sportit, përkrahjen e bizneseve të reja dhe ekzistuese, vazhdimin e realizimit të projektit të koogjenerimit, realizimi i projekteve infrastrukturore dhe ngritjen e cilësisë së shërbime publike, ngritja e cilësisë në arsim dhe ofrimi i shërbimeve sa më cilësore shëndetësore.

Në mbedhejn e Kuvendit Komunal të Obiliqit, i pranishëm në këtë seancë ishte edhe nënkryetari i Komunës së Obiliqit, Ibush Mjekiqi. Mbledhjen e hapi shefi i Grupi parlamentarë Enver Gashi, i cili shpalosi rendin e ditës dhe pas miratimit të pikave të propozuara është vijuar me trajtimin e tyre.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025