Në kuadër të edicionit të sivjetmë të Dokufestit është hapur edhe ekspozita digjitale me titull “Si të shoh ty - Kosovë?” (How do I see you - Kosova?) që ka mbledhur 14 të rinj të komuniteteve të ndryshme që jetojnë në Kosovë në një rrugëtim artistik transformues. Pas një jave së bashku ku vizituan pika të ndryshme kulturore në qytete të ndryshme të vendit, grupi intervistoi njëri-tjetrin, duke u përqendruar rreth pyetjes, "Si të shoh ty?". Këto intervista më pastaj u shfaqen në ekspozitën audio-vizuale me të njëjtin emër.
Menaxherja e projektit, Zana Arapi-Xheladini, duke treguar qëllimet, tha për KosovaPress se të rinjtë kanë qenë të moshës nga 18 deri 25 vjeç ndërsa dëshiron të dëshmojë që nuk ka dallime mes tyre pavarësisht se i përkasin komuniteteve të ndryshme.
Ky projekt është mbështetur nga Zyra e OSCE në Kosovë ndërsa Arapi-Xheladini tregon se cila ka qenë detyra kryesore e të rinjve pjesëmarrës e që kulmoi me ekspozitën digjitale të hapur në Prizren.
“Detyra kryesore ka qenë që të krijojnë video dyminutëshe për njëri-tjetrin dhe janë ndryshuar çiftet në baza ditore edhe pasi i kemi shikuar të gjitha videot e krijuara në këto 8 ditë të projektit na edhe kemi vendosur në fund se si t’i caktojmë çiftet përfundimtare për intervista ku këto intervista janë xhiruar në mënyrë profesionale me disa pyetje të paracaktuara prej nesh e që këto pastaj janë edituar”, u shpreh Arapi-Xheladini.“Projekti ‘How do I see you - Kosova?’ është një projekt që ka më ka lënë shumë përshtypje të mira si pjesëmarrës që kam qenë, kam mësuar shumë rreth gjërave nga ana video-grafike por gjithashtu të njoh shumë njerëz nga komunitete të ndryshme dhe me background të ndryshme, kjo do të më ndihmojë për të ardhmen për të kuptuar njerëzit më mirë, për të bërë punën më mirë dhe kjo është një vlerësim i imi për punën e Dokufest dhe projektit ‘How do I see you - Kosova?’”, tha Sahiti.
Tylaj Elshani, një e re nga komuniteti rom, thekson rëndësinë e projekteve si “How do I see you - Kosova?” për të shembur muret e paragjykimeve mes komuniteteve që jetojnë në Kosovë.
“Më vjen shumë mirë që kur e shoh se shumica e pjesëmarrësve të cilët veçse i kanë disa nëpër Instagram ose në Facebook veçse janë bërë shokë mes vete dhe po e vazhdojnë komunikimin mes tyre. Kështu që nëse prej 14 prej tyre 4 janë duke e mbajtur miqësinë besoj se është sukses i arritur”, tha ajo.