Ademi publikon fotografi me Trump dhe falënderon SHBA-në për mbështetjen ndaj Kosovës
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Ademi publikon fotografi me Trump dhe falënderon SHBA-në për mbështetjen ndaj Kosovës
ADEMI
18/07/2026 - 10:10
Linku u kopjua

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka bërë të ditur se është përshëndetur me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ademi e cilësoi si një kënaqësi të veçantë takimin me presidentin amerikan, duke shprehur mirënjohjen e popullit të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së.

"Populli i Kosovës do të jetë gjithmonë mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së dhe mbetet i përkushtuar ndaj miqësisë së përhershme, të fuqishme dhe të palëkundur mes dy vendeve tona", ka shkruar Ademi.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026