Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës ka publikuar një mesazh falënderimi pas ndeshjes së fundit mes Kombëtarës së Sllovakisë dhe Kosovës, ku Kosova triumfoi me rezultat 3-4, ai vlerësoi mikpritjen dhe organizimin e treguar nga Sllovakia.
Në reagimin e tij publik, Ademi ka falenderuar Federatën e Sllovakisë për korrektësinë dhe fair-play-in gjatë githë zhvillimit të ndeshjes, duke theksuar se atmosfera sportive ishte në nivel të lartë. Një vlerësim i veçantë iu drejtua edhe organeve të rendit, të cilat siguruan mbarëvajten e vizitës së delegacionit Kosovar, nga momenti i mbërritjes në aeroport e deri në përfundim të qëndrimit.
“Faleminderit publikut në stadium që respektoi simbolet tona dhe himnin e Republikës së Kosovës” – shkroi Ademi.
Ndërkohë në mesazhin e tij u përfshinë edhe falënderime për qytetarët e Bratisllavës, të cilët mirëpritën tifozët kosovarë, si dhe për pronarët e kafiterive që krijuan një atmosferë festive gjatë qëndrimit dyditor.“Kosova është e të gjithëve dhe së bashku do ta çojmë përpara” – u përmbyll mesazhi i Ademit.
Kosova do të ballafaqohet me Turqinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, të martën nga ora 20:45.