Abuzimi i të moshuarës në Pejë, PRAK kërkon paraburgim për ata që janë të përfshirë dhe heqjen e licencës
Lexohet për: 2 min.
keqtrajtimi
2 vite më parë
Linku u kopjua

Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë ka dënuar dhunën e ushtruar nga një infermiere ndaj një të moshuare në shtëpinë e pleqve në Komunën e Pejës.

Në reagimin e shoqatës thuhet se opinioni publik është shokuar me një video të shpërndarë në rrjetet sociale ku shihet një infermiere duke e dhunuar një të moshuar, e cila pos moshës së shtyer është e diagnostifikuar edhe me Sëmundjen e Alzheimer-it.

“Nga videojae publikuar, përveç dhunës së ushtruar nga kjo infermiere, shihen edhe stafi tjetër i qendrës i cili nuk bënë asnjë veprim për t'a parandaluar dhunën, por për kundrazi qeshnin me veprimet skandaloze të koleges së tyre. Për të rritur edhe me shumë skandalin, menaxhmenti i kësaj qendre me një vendim skandaloz tenton t'a arsyetoj sjelljen ç'njerëzore të puntorëve të kësaj qendre. Nga deklarata e ish-menaxheres së këtij institucioni, e cila deklaron se punën në atë qendër e ka lënë pikërisht për shkak të këtyre parregullsive, gjë se cila tregon se menaxhmenti aty ka qenë i njohur me abuzimet me të moshuarit. Duke i parë të gjitha këto fakte, PRAK kërkon nga institucionet përgjegjëse që të zhvillohet një hetim i detajuar për mënyrën e trajtimit të të moshuarve në atë qendër; të gjithë personat e përfshirë në abuzime të paraburgosen në mënyrë që të mos prishen provat e mundshme dhe nëse gjinden prova të abuzimeve të marrin dënime meritore; të gjithë profesionistët shëndetësor të përfshirë në këto abuzime t'u heqet licenca e punës; kësaj qendre t'i heqet licenca e punës dhe qendra të merret nën menaxhim nga institucionet shtetërore”, thuhet në reagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025