Abramovich dhe negociatori ukrainas kanë simptoma të helmimit?
Lexohet për: 2 min.
Roman Abramovich
2 vite më parë
Linku u kopjua

Oligarku rus Roman Abramovich dhe negociatori ukrainas i paqes kanë simptoma të helmimit pasi u takuan në Kiev në fillim të këtij muaji, shkruan The Wall Street Journal.

WSJ u referohet njerëzve të afërt me të dy për këtë informacion.

Pas një takimi në kryeqytetin ukrainas, Abramovich, i cili udhëtoi midis Moskës, Lviv dhe vendeve të tjera të negociatave, si dhe të paktën dy anëtarë të lartë të ekipit negociues ukrainas, shfaqi simptoma duke përfshirë skuqjen e syve, lotim të vazhdueshëm.

Historia e simptomave të helmimit te disa persona konfirmohet edhe nga Bellingcat, një shoqatë holandeze e gazetarëve investigativë e specializuar në vërtetimin e fakteve.

“Bellingcat mund të konfirmojë se tre anëtarë të delegacionit që morën pjesë në bisedimet e paqes midis Ukrainës dhe Rusisë në natën e 3-4 marsit 2022, përjetuan simptoma në përputhje me helmimin me armë kimike. Një nga viktimat është sipërmarrësi rus Roman Abramovich”, shkruan ata.

Roman Abramovich mori pjesë në negociatat e paqes si ndërmjetës midis palëve ndërluftuese. Ai dyshohet se e ka marrë personalisht mesazhin që Volodomyr Zelensky i ka dërguar Vladimir Putin-it.

Abramovich, si shumica e oligarkëve, përfundoi nën sanksione.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, siç u raportua pesë ditë më parë, i kërkoi presidentit Joe Biden në një bisedë telefonike që të mos vendosë sanksione ndaj oligarkut rus Roman Abramovich, sepse ai mund të provojë të jetë një ndërmjetës i dobishëm në bisedimet e paqes me Moskën.

Si rezultat, Shtëpia e Bardhë siguroi Ministrinë e Financave që të mos vazhdojë me planet për vendosjen e sanksioneve ndaj Abramovich, sipas burimeve të njohura me situatën.

Të njëjtat burime thonë se Biden është konsultuar me Zelensky-n për një sërë sanksionesh, përfshirë ato që kanë të bëjnë me Abramovich.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025