Deçani nderon dëshmorët, homazhe në Gllogjan dhe në gjithë komunën
Tjera
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Deçani nderon dëshmorët, homazhe në Gllogjan dhe në gjithë komunën
Homazhe Decan maj26 -
05/05/2026 - 09:56
Linku u kopjua

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, deputeti nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj dhe zyrtarë të tjerë nga Komuna e Deçanit së bashku me organizatat e dala nga lufta si dhe nxënës të shkollave të ndryshme kanë bërë homazhe para lapidarëve të dëshmorëve të Deçanit, duke shënuar kështu 5 majin, Ditën e Dëshmorëve.

Të pranishmit bënë homazhe para lapidarëve të dëshmorëve Mentor Tolaj; Salih Çekaj, Begë Rizaj e Luan Haradinaj, Nagip Cacaj, Hime Z. Mushkolaj, Isa L. Kuçi, Valdet Kuçi dhe Valdet Gogaj.

 Ata vazhuan homazhet edhe para fotografive të personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Homazhet vazhdojnë edhe te Kompleksi Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan.

Gjatë ditës do të ketë homazhe edhe më fshatra të tjera të Komunës së Deçanit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026