Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, priti në takim ambasadorin e Gjermanisë Rainer Rudolph.
Në njoftim thuhet se u diskutua për zhvillimet politike pas procesit zgjedhor, pritjet për certifikimin e rezultateve nga KQZ dhe hapat e mëtejmë drejt konstituimit të institucioneve të reja të Kosovës.
Postimi:
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, priti në takim Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, z. Rainer Rudolph.Kryetari Abdixhiku theksoi rëndësinë e respektimit të proceseve demokratike dhe nevojën që, menjëherë pas certifikimit të rezultateve, të ecet me përgjegjësi drejt formimit të institucioneve funksionale, në përputhje me vullnetin e qytetarëve dhe interesin shtetëror. Po ashtu ai vlerësoi se vendi ka nevojë për stabilitet politik dhe institucional.
Kryetari Abdixhiku shprehu gjithashtu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë Kosovës ndër vite në të gjitha proceset.