Abdixhiku paralajmëron takim me Osmanin: S’do të rrimë duarkryq
Lexohet për: 2 min.
abdixhiku-050723
1 vit më parë
Linku u kopjua

Pas takimit më shumë se tre orësh me opinionistë dhe gazetarë, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka paralajmëruar takim me presidenten Vjosa Osmani, për të diskutuar gjendjen e tensionuar në veri, si pjesë e planit të LDK-së për dalje nga kriza.

Ai para gazetarëve tha se e vlerëson të paprecedentë situatën aktuale. Abdixhiku tha po ashtu se po mundohen që të gjejnë zgjidhje, për çka theksoi se  do të dalin me një kauzë të gjithmbarshme të LDK-së.

I pari i LDK-së tregoi se do të vazhdojë të mbajë takime me organizata të shoqërisë civile, botën akademike dhe ish-diplomatë, sektorin privat për t’u mobilizuar, sipas tij, që të gjejnë zgjidhje.

Në lidhje me situatën politike në vend, Lumir Abdixhiku tha se nuk mund të qëndrojnë duarkryq.

Sa i përket planit për daljen nga kriza, i pari i LDK-së u shpreh se janë në fazë konsultimesh por që tashmë e kanë një ide se si do të dalin nga kriza.

“Tani ne jemi në fazën e konsultimit. Kemi prezantuar sot disa pika se si do të dalim nga kjo krizë, duke përfshirë krizën e situatës në veri, çështjet e obligimeve ndërkombëtare dhe rangimin e Kosovës në familjen euroatlantike”, tha ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025