Abdixhiku ia ofron dorëheqjen kuvendit, kërkon votëbesim
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Abdixhiku ia ofron dorëheqjen kuvendit, kërkon votëbesim
lumiri
31/01/2026 - 13:32
Linku u kopjua

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku para delegatëve mori përgjegjësinë për rezultatin e partisë.

Ai i ka ofruar dorëheqjen kuvendit me votebesim, për çka tha pas rezultatit të 28 dhjetorit pati zëra që kërkuan dorëheqjen e tij, që me vone "Zëra që më vonë shfaqën edhe ambicie të hapura politike."

 “Më duhet të them edhe këtë: që në natën e zgjedhjeve, kur paralajmërova thirrjen e Kuvendit të partisë për ta trajtuar këtë çështje me përgjegjësi institucionale, pati zëra brenda LDK-së që kërkuan dorëheqjen time. Zëra që më vonë shfaqën edhe ambicie të hapura politike. Dorëheqja më është kërkuar kur i kemi rritur 70 mijë vota e lëre më tash. Por kishte një evoluim të çuditshëm dhe jokonsistent në këtë kërkesë. Fillimisht, nuk u mjaftonte paralajmërimi për dorëheqje të ofruar në Kuvend, u artikulua kërkesa për dorëheqje të parevokueshme. Ik, lësho vend, mu tha. Më pas, ajo kërkesë u shndërrua në ultimatum. Po nuk u dha dorëheqja juaj, do të japim ne. Disa dhe dhanë, ndonëse e tëra çfarë kërkonim, unë dhe bashkëpunëtorët tanë, ishte trajtimi i brendshëm i secilës çështje që kishim. Këtu pra. Në këtë Kuvend. Dhe në fund, pas ultimatumit dhe natyrisht mospranimit të tij, u shpall ideja se akti i dorëheqjes qenka tashmë i kryer dhe Kuvendi i LDK-së s’ka çfarë të vendosë. Merreni me mend. ​Kuvendi i LDK-së nuk mund të vendosë më! E kush pra? Të ju them të drejtën, duke ndjerë dhe peshën e madhe të përgjegjësisë, jo në pak raste kam menduar të parevokueshmen”, ka ai.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026