Abdixhiku me thirrje për qytetarët: Dilni masovikisht për të votuar
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Abdixhiku me thirrje për qytetarët: Dilni masovikisht për të votuar
lumirituvotu
07/06/2026 - 11:07
Linku u kopjua

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, iu ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin në mënyrë masive për të votuar në zgjedhjet e sotme parlamentare.

Ai, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, pasi votuan në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë, tha se sot janë të gjitha kushtet që populli i Kosovës të vendosë se kush do të qeverisë katër vitet e ardhshme.

“Zgjedhjet janë festë për popullin tonë. Janë festë e demokracisë, shprehjes së lirë të vullnetit të popullit të Kosovës. Siç kemi dëshmuar tash e sa kohë dhe tash shpesh kohët e fundit, Kosova organizon zgjedhje të mira, të mbara dhe demokratike. Sot presim këtë ditë të mirë të kemi zgjedhje të mira dhe demokratike... Janë të gjitha kushtet që populli i Kosovës të vendosë fatin për katër vitet e ardhshme. Sot është një ditë ku brenda 12 orëve vendoset fati i republikës për katër vitet e ardhshme. Në këtë drejtim pres pjesëmarrje masive të qytetarëve të Kosovës”, tha ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026