Abdixhiku kundërshton Ramën: LDK s’ka marrëveshje me PDK-në
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Abdixhiku kundërshton Ramën: LDK s’ka marrëveshje me PDK-në
lumiri-
05/05/2026 - 19:40
Linku u kopjua

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku mohoi se ka një koalicion me PDK-në në komunën e Prishtinës, ani pse kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama, sot zyrtarizoi një gjë të tillë, raporton KosovaPress.

Ai tha se Përparim Rama ka qenë kandidat i pavarur brenda listës së LDK-së, dhe siç tha ai për “hapa të tjerë më pritni pas zgjedhjeve”.

“Kryetarët e komunave kanë të drejtën e tyre të bëjnë marrëveshje për shumicën që ata e konsiderojnë. Por nuk mund të them se ne kemi marrëveshje me PDK-në. Po të kemi, më tregoni. LDK nuk ka bërë marrëveshje me PDK-në. Kam komunikuar edhe me Bedri Hamzën për këtë çështje, i thashë: a kemi marrëveshje? Tha: nuk kemi. Në rregull, unë dua ta qartësojmë për publikun pasi ne s’kemi. Ato marrëveshje janë të kryetarit të komunës, por PDK-LDK s’ka marrëveshje të tillë. Përparim Rama ka qenë kandidat i pavarur brenda listës së LDK-së… unë po them se LDK s’ka marrëveshje me PDK-në. Për hapa të tjerë më pritni pas zgjedhjeve”, tha ai pas mbledhjes së Kryesisë së LDK-së.

Ndryshe, sot e dje janë shkarkuar dy drejtor të LDK-së nga kryetari Përparim Rama.

Dje ishte shkarkuar Sokol Havolli drejtor i Investimeve Kapitale dhe sot Samir Shahini nga drejtoria e Arsimit.

Derisa vet Përparim Rama sot ka emëruar nënkryetare të kryeqytetit Besianë Musmuartin nga PDK-ja.

“Po fillojmë një bashkëpunim të ri politik në Kryeqytet edhe me Partinë Demokratike të Kosovës me qëllim zhvillimin e Prishtinës, për të mirën e qytetarëve të saj dhe të Kosovës”, ka shkruar Rama në Facebook, transmeton KosovaPress.

/KosovPress/


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026