Abdixhiku i thotë Muratit se sot ia dridhi eshtrat Kejnsit dhe Smithit, i replikon edhe Kusari-Lila
3-Third
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Abdixhiku i thotë Muratit se sot ia dridhi eshtrat Kejnsit dhe Smithit, i replikon edhe Kusari-Lila
Kuvendi abdixhiku1234
Foto Ilustruese
03/04/2026 - 15:06
Linku u kopjua

Në Kuvendin e Kosovës po vazhdon debati parlamentar për rritjen e çmimit të naftës.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka kritikuar qeverinë, duke thënë se po ua garanton fitimin kompanive. Për këtë ka reaguar më pas ministrja e Tregtisë, Mimoza Kusari Lila.

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku tha se rritja e çmimit të naftës është edhe rritje e çmimit të secilit produkt në Kosovë.


“Mimoza ishte pak më zemërgjerë tha po e bëjë një hap tutje, po ja njoh të drejtën morale, pse e keni thirr këtë seancë. Faleminderit Mimozë. E ministri i Financave, i cili sot dridhi  eshtrat edhe të Kejnsit edhe të Smithit, të dyve bashkë, tha e keni thirr këtë seancë se po doni me i mbrojt bizneset. E tash e nja katër-pesë vjet të vetmit që janë duke fituar prej krizës së naftës besoni janë bizneset dhe a e dini pse, sepse kjo qeveri prapa meje ua garanton këtë fitim, luftërat nisin, përfundojnë, rinisin disa tjera, përfundojnë ato, një gjë në terminologjinë e Vetëvendosjes mbetet konstante është fitimi i garantuar prej Ministrisë, Tregtisë dhe Industrisë për Bizneset e Kosovës”,
deklaroi ai. 

Për këtë i ka reaguar ministrja e Tregtisë, Mimoza Kusari Lila, e cila tha se këto janë spekulime.

“Zotëri Abdixhiku nëse vie me akuzën e rëndë se kompanitë i mbrojmë nga ministria jonë, të lutem referoju saktë me emër dhe mbiemër dhe trego kush janë kompanitë prej të cilave ne përfitojmë. Ti e the këtu para të gjithëve është e incizuar...Të lutem, thuani publikisht, kush do qoftë, cili do emër, nuk ju takon të bëni spekulime, aludime për emrash kompanish nga foltorja e kuvendit, thuajeni publikisht, kush janë kompanitë që i mbrojnë”, tha ajo.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026