Abdixhiku: Drafti i Asociacionit vjen si autonomi me rrugëtim potencial për federalizim
Lexohet për: 3 min.
ldk
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka deklaruar se me draftin që iu është dorëzuar kësaj partie, Asociacioni i Komunave me shumicë serbe nis me preambulën që i referohet rezolutës 14 44 si paralele e deklaratës së shpalljes së pavarësisë dhe përfundon me arbitrazh si paralele e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. 

Abdixhiku në mbledhjen e këshillit të përgjithshëm të LDK-së, tha se kjo parti nuk mund të mbështes asnjë produkt që del jashtë kornizës Kushtetuese, jashtë sistemit tonë unitar dhe jashtë rregullimit territorial të Kosovës.

Ai shtoi se nga ky këshill pret që të kuptohet se Kosova është në një gjendje të rëndë dhe çdo vonesë e veprimit politik është dëm i pariparueshëm. Sipas tij, sot një javë LDK , ka pranuar draftin për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Ai theksoi se për dokumentin do të kenë edhe qëndrim politikë si LDK, megjithatë dha disa nga vlerësimet e para për draftin.

“Më lejoni të shtoj para jush dhe para opinionit publik disa nga vlerësimet e para për këtë dokument. Ai na vjen si autonomi me rrugëtim potencial për federalizim. Nis me preambulën me rezolutën 12 44 si paralele e deklaratës së shpalljes së pavarësisë e përfundon me arbitrazh si paralele e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Se si institucionet e Kosovës pranojnë një dokument të tillë që paralelizon deklaratën e shpalljes së pavarësisë me rezolutën 12 44  në një akt normativ të brendshëm dhe se si e pranojnë që Asociacioni si trup autonomie të mbahej jo brenda Gjykatës Kushtetuese por në sistem arbitrazhi, kjo për ne mbetet e pakuptimta, ndoshta përgjigjen mund ta gjemë te vet deklaratat e tyre që Kosovën republikë të pavarur e sovrane e shohin veç të përkohshme, por unë besoj që prapa kësaj fatkeqësie mosbesues në një shtet që meriton konfirmimin sot, qëndron një paaftësi e thellë dhe një apetit për popullzim destruktiv që na sjellë gjithnjë në situata edhe më të rënda se paraprake.. në këtë pikë dua ta bëj të qartë se LDK nuk mund të mbështes asnjë produkt që del jashtë kornizës Kushtetuese, jashtë sistemit tonë unitar dhe jashtë rregullimit territorial të Kosovës. Këtë qëndrim e kemi shpalosur deri tani në çdo paraqitje tonën dhe nuk përtej këtij qëndrimi nuk mund të kapërcejmë”, tha ai duke shtuar se autonomia derivon nga marrëveshja e Ohrit, të cilën theksoi se e ka kundërshtuar LDK.

Abdixhiku u ndal edhe te gjendja ekonomike, ku kritikoi qeverinë aktuale.

I pari i LDK-së u tha anëtarëve të këshillit të përgjithshëm të kësaj partie, se do të mbahen mend si gjenerata që ri-ngriti LDK-në kur askush nuk besonte.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024