AAK kërkon që Feride Rushiti të tërhiqet nga gara për presidente
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
AAK kërkon që Feride Rushiti të tërhiqet nga gara për presidente
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i ka bërë thirrje Feride Rushitit, kandidate për presidente që të tërhiqet nga gara, në të kundër sipas tyre bëhet pjesë e një procesi të montuar politik.
Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri tha se në situatë të tillë nuk ka të bëjë me unifikim por përjashtim.
“Në mënyrë arbitrare i solli dy emra të tjerë, kjo qasje vetëm unifikuese nuk është kjo qasej është përjashtuese. Ne si subjekt politik besojmë se Kosova meriton më shumë. Propozimi i parë është që doktoresha, Feride Rushiti të tërhiqet nga kandidatura e saj për shkak se po bëhet pjesë e një procesi të montuar politik, të një procesi i cili është duke rrënuar rendin kushtetues. Pamë bukur qartë që në rrethana bukur të vështira nuk kemi të bëjmë as me unifikim dhe as diskutim, por kemi të bëjmë me përjashtim. Kosova ka njerëz, Kosova mund të zgjedh dhe mund të krijon zgjidhje, por jo me imponim një partiake”, deklaroi ai.
Tahiri para gazetarëve tha se seanca e dytë e paraparë nga ora 14:00 nuk duhet të mbahet, pasi si e tillë përfaqëson vazhdimin e një sulmi mbi Kuvendin e Kosovës.
“Seanca e dytë as nuk duhet të mbahet, e as nuk duhet të nis për shkak se kjo seancë përfaqëson një vazhdim të sulmit ndaj institucionit më të lartë në Kosovë të Kuvendit të Kosovës vendit ku ulen përfaqësuesit e popullit të zgjedhur nga qytetarët e Kosovës. Nuk duhet dhe nuk do të lejojmë që rrezikohet dhe dëmtohet më tej rendi kushtetues. Nuk mund dhe nuk duhet të legjitimohet logjika parti-shtet për shkak se nuk jemi në një sistem monist një partiak, por demokraci parlamentare e cila kërkon vetëdije dhe përgjegjësi etike”, tha ai.
Partia në pushtet mbrëmë ka nisur procedurën për zgjedhjen e presidentit, ku kandidatja, Feride Rushiti mori 64 vota. Ndërsa, sot seanca vazhdoi fillimisht në ora 10:00, pastaj u shty në ora 14:00, e tani në ora 19:00. E marta është dita e fundit e afatit kushtetuese për zgjedhjen e presidentit.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.