Një prej vendimeve të para të presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, është ngrirja e ndihmës ndërkombëtare. Kjo vlen për një afat prej 90 ditësh dhe nënkupton pezullim të përkohshëm të financimit të programeve nga Shtetet e Bashkuara.
Financat e SHBA-së shkojnë edhe për Dhomat e Specializuara të Kosovës, apo atë që njihet si Gjykata Speciale e cila heton krimet e pretenduara të luftës.
Financuesi kryesor i Speciales është BE-ja por aty kontribuojnë edhe shtete të treta: Shtetet e Bashkuara, Zvicra, Kanadaja, Norvegjia dhe Turqia.
Shtetet e Bashkuara japin kontributin e tyre duke financuar punonjës të emëruar nga ta.“Zvicra ka kontribuar në Programin e Informimit të Dhomave të Specializuara që nga viti 2018, aktualisht me një grant mbi 137,000 euro. Norvegjia në atë kohë financoi rinovimin e ndërtesës së gjykatës. Kontributi i shteteve të tjera, përfshirë SHBA-në, ka të bëjë kryesisht me dërgimin e posteve të disa anëtarëve të stafit”, thuhet në përgjigjen e gjykatës për KosovaPress.
Bashkimi Evropian ka financuar buxhetin e Gjykatës Speciale me një shumë prej 97.1 milionë euro – bëhet e ditur në raportin vjetor të gjykatës për vitin 2023. Kjo përfshinë periudhën prej 15 qershor 2023 deri më 14 qershor 2025.
Raporti i vitit 2023 tregon në total për gati 300 të punësuar në këtë institucion, prej tyre rreth 30 nga SHBA-ja.
Sipas tij, është e rëndësishme të shihet se cili do të qëndrimi i Shteteve të Bashkuara lidhur me ndihmat financiare në më shume se 190 shtete të botës.
“Gjykata Speciale është në radhë të parë është institucion i Republikës së Kosovës por që financimin kryesisht e bënë përmes vendimit të Këshillit të Bashkimit Evropian. Këshilli i Bashkimit Evropian nëse e shohim i ka ndarë mjetet për dy vitet e ardhshme, që do të thotë se buxheti i kësaj gjykate veç ekziston por më shumë është temë se si, çka do të ndodhë pas këtij urdhri ekzekutiv dhe cili do të jetë qëndrimi i SHBA-ve dhe nuk lidhet vetëm me Gjykatën Speciale, por lidhet me ndihmat financiare që jep SHBA-ja në më shumë se 190 shtete të botës”, shton ai.
Aktualisht aty po zhvillohet procesi gjyqësor edhe kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi./Sh.Pajaziti
https://kosovapress.com/kater-vjet-nga-arrestimi-a-po-i-vjen-fundi-gjykimit-te-madh-ne-hage