“A e konsideroni si familje martesën mes të njëjtës gjini”, ja si përgjigjet Kurti
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
“A e konsideroni si familje martesën mes të njëjtës gjini”, ja si përgjigjet Kurti
albin kurti
24/04/2026 - 14:14
Linku u kopjua

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Eman Rrahmani e ka pyetur kryeministrin Albin Kurti për martesat mes gjinisë së njëjtë.

Duke përmendur fushëveprimtarinë e Ministrisë për Familjen, Rrahmani ka pyetur Kurtin nëse e konsideroni si familje martesën mes të njëjtës gjini, për çka kryeministri tha se çështjet të cilat u adresuan nuk i konsideron çështje të familjes, por çështje gjinore.

Kurti i tha se këto çështje nuk janë të familjes por gjinore.


“Është e qartë se kjo nuk është një pyetje por një pyetësor. Unë nuk kam se si ju përgjigjem gjitha këtyre çështjeve, por ajo që dua të them është se në mandatin e kaluar edhe në këtë mandat për herë të parë kemi ndërmarrë hapa të qartë dhe të matshëm për të vendosur familjen në qendër të politikëbërjes shtetërore...Çështjet të cilat u adresuan këtu nuk i konsideroj çështje të familjes, por çështje gjinore. Mund të bëjmë edhe një debat ndonjë debat tjetër për çështje gjinore. Por, siç e dini ministria është Ministria e Familjes jo e çështjeve gjinore. E Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare. Jo vlerave të luftës, por vlerave të luftës çlirimtare. Sepse lufta jonë ka qenë çlirimtare”, u shpreh ai.

Rrahmani insistoi edhe më tej të dijë se si do të trajtohen me ligj këto raste.

Kryeministri Albin Kurti tha se Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka “qasje të re, është e strukturuar dhe afatgjate për familjen”.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026