Bota po bëhet gjithnjë e më e hapur në diskutimin e çështjeve që kanë të bëjnë me shëndetin mendor, megjithatë zbulimi i gjendjes suaj të shëndetit mendor mund të ju duket diçka mjaft e frikshme. Menaxhimi i çështjeve të shëndetit mendor duke balancuar angazhimet e punës për disa mund të jetë i vështirë.
Nuk është çudi pse disa individë mendojnë se diskutimi i këtyre betejave me punëdhënësin e tyre mund të jetë i dobishëm. Por, nëse kjo e ndikon vazhdimisht angazhimin dhe aktivitetet në punë atëherë duhet të bëni hapin e guximshëm dhe t’i tregoni brengat tuaja.
Si të flisni për sfidat tuaja të shëndetit mendor në punë
Shumë faktorë ndikojnë në vendim
Si të përgatiteni për të folur me shefin tuaj
Përpara se të flisni me shefin ose mbikëqyrësit tuaj, ka disa gjëra që duhet t’i keni parasysh.
Kushtojini vëmendje mënyrës se si funksionojnë në vendin e punës: “Nëse ju bëjnë të ndiheni jorehat duke përgojuar apo bërë shaka në kurriz të njerëzve me çrregullime të shëndetit mendor, ky është një sinajl tejet i keq”, thotë Meghan Bohlman – udhëheqëse klinike e “Burning Tree Ranch”. Ajo rekomandon që të shikoni me kujdes mjedisin tuaj të punës.
Konsultohuni me një terapist: Jo vetëm që një terapist do të jetë në gjendje t'ju ofrojë mbështetje emocionale, por ata gjithashtu mund të ofrojnë njohuri për situatën tuaj specifike.
Gjërat që nuk duhet të bëni
Flisni me punëdhënësin tuaj përpara se të caktoni një orar takimi: "Nëse po kërkoni të flisni me punëdhënësin tuaj, gjeni pak kohë të dedikuar për të pasur vëmendjen e tij tërësisht," thotë Bohlman. Ndërsa shumë punëdhënës mund të kenë politika me dyer të hapura, nuk dihet nëse do të ketë apo jo ndërprerje. Për të shmangur çdo ndjenjë zhvlerësimi nga shefi juaj, ajo ju këshillon të bëni hapin shtesë dhe të organizoni një takim.
Të harroni të praktikoni: Nëse jeni nervoz për të folur me shefin tuaj, mund të jetë më mirë të bëni prova. "Së pari, ju duhet të hartoni nevojat tuaja dhe t'i shkruani ato përpara takimit tuaj, në mënyrë që të jeni plotësisht të përgatitur," thotë Bohlman. "Më pas mund të praktikoni bisedën tuaj me miqtë ose familjen, në mënyrë që të ndiheni më mirë dhe më të qetë me këtë diskutim," përfundon ajo.
Shëndeti mendor është ende shumë i padukshëm dhe ka një stigmë të lidhur me të, kështu që sa më i përgatitur të jetë një person për të bërë këtë bisedë, aq më i sigurt dhe më i rehatshëm do të ndihet./ AkademiPune